Gjakova
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ky artikull merret me qytetin Gjakova. Për artikullin Komuna e Gjakovës shiko në fletën përkatëse. |
Gjakova është qytet në pjesën perënimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe ajonit me të njëjtin emër.
Toka ku filloi qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, prifti e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e qytetit, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Pazari i Madh ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanaleve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.
Pazari i madh u dogj gjatë Luftës së Kosovës por tani më është rindërtuar. Ndërsa biblioteka e Xhamisë së Hadumit u djeg gjatë natës së dytë të sulmeve ajrore të NATO nga forcat paramilitare Serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
- Komuna e Gjakovës
- Nahija e Gjakovës
- Juniku
- Rajoni i Gjakovës me komunat Gjakovë, Rahovec, Deçan
- Malësia e Gjakovës
[redaktoni] Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Gjakovën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Kodi Postar i Kosovës - 50000 Gjakovë | |||||||||
Qarku | Komuna | vendbanimi | Numri | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Gjakovë | Gjakova | Gjakova | 50000 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 1 | 50010 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 4 | 50040 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 5 | 50050 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 6 | 50060 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 7 | 50070 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 8 | 50080 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 9 | 50090 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Gjakovë 10 | 50100 | ||||||
Gjakovë | Gjakova | Bishtazhin | 50500 | ||||||
Gjakovë | Deçan | Deçan | 51000 | ||||||
Gjakovë | Deçan | Junik | 51050 | ||||||
Ref: PTK |