Hajdar Dushi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Hajdar Dushi
(? - 24 shtator 1944)
U lind në Gjakovë (Kosovë), shkollën fillore e kreu në Prishtinë ndërsa gjimnazin e kreu në "Liceun e Shkodrës" në Shkodër.
Në kohën e okupimit fashist Hajdar Dushi konsidrohej nga okupatorët si propagandorë i ideve të rrezikëshme në Durrës, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Korçë. Hajdar Dushi ishte prirs i demostratave të prillit 1942-ës në Durrës. Ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja si anglishtes, italishtes, gjermanishtes, turqishtes dhe njiherit ishte ndër të parët që bëri perkthimin e pjesërishem "kapitalit" të Markesit. Dushi ka përkthyer disa libra kryesisht me karakter të lëvizjes antifashiste për shkak të cilave ai u arrestua dhe pas 9 muajve iku nga burgu.
Nga kjo pjesë e shqipërisë ai vazhdon misionin e tij në zonën veriore ku ishte pjesëmarrës i mbledhjes së Bujanit në të cilën ishte një ndër formuluesit e "Deklarates së Buajnit"
Hajdar Dushi u vra në moshën 28 vjeçare më 24 shtator 1944 nga forcat që ishin kundër lëvizjes në afërsi të Kalasë së Dodës (Rrethi i Dibrë, Shqipëri)
[redaktoni] Mirnjohjet
- Hero i Popullit
- Si shenjë nderimi të punës së tij, pas luftës antifashiste janë thirrur shumë ente, objekte shoqërore e shoqata kuturore, sportive sipas emrit të tij.
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |