Luftrat e Ballkanit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Në Kohën e Re të historisë në territorin e Ballkanit kanë ndodhur tre luftra. Dy luftrat e para u bënë gjithashtu shkaktare të luftrave botërore. Lufta e tretë ballkanike, sidoqoftë, nuk e ka përcjellë fatin e dy të parave.
[redaktoni] Lufta e parë ballkanike
[redaktoni] Lufta e dytë ballkanike
[redaktoni] Lufta e tretë ballkanike
Kësaj i paraprin kiza në territorin e Kosovës. Zanafilla e kësaj lufte është demostrata e studentëve të universitetit të Prishtinës për kushte më të mira në mencën e stdudentëve më 1 prill 1981. Pas kësaj pason shtet-rrethimi në territorin e Kosovës i cili mbështetet nga elementët e tjerë të federatës jugosllave për disa vite. Pas ardhjes në Kosovë të Slobodan Milosheviqit, kjo krizë e përfshiu tërë Jugosllavinë e atëhershme.
Nga kjo krizë ekonomiko-politike pasuan luftrat e mëposhtme:
- Slloveni : mes APJ-së (Armata Popullore e Jugosllavisë) dhe MTSL-së (Mbrojtja Teritoriale e Sllovenisë) e cila përfundoi me tërheqjen e APJ-së, nga territori i Sllovenisë për në Kroaci.
- Kroaci : mes APJ-së, komunitetit serb dhe MTK-së (Mbrojtja Teritoriale e Kroacisë), komunitetit kroat.
- Bosnje : mes APJ-së, komunitetit serb në njërën anë dhe komunitetit kroat e boshnjak në anën tjetër (të tri palët luftonin kundër njëra tjetrës)
- Kosovë : mes Armatës Serbe dhe komunitetit shqiptar, NATO
- Maqedoni : mes Armatës Maqedonase dhe komunitetit shqiptar
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |