Ali Kelmendi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Emri | Ali |
Mbiemri | Kelmendi |
Lindur më | 1909 |
Lindur në | Pejë |
Vdiq më | 11 shkurt 1939 |
Vdiq në | Paris |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | |
Mirënjohje | |
Ali Kelmendi |
Ali Kelmendi
Luftëtar aktiv për çlirimin kombëtar e sigurimin e pavarësisë. Hero i popullit, lindi në Pejë. U aktivizua që në rini në lëvizjen kombëtare në Kosovë kundër shovinizmit serb, më 1920 erdhi në Shqipëri, ku u bë një nga veprimtarët kryesorë të shoqërisë demokratike Bashkimi. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas dështimit të Revolucionit mori rrugën e mërgimit bashkë me revolucionarë të tjerë.
Më 1930 u kthye në atdhe, kontribuoi në krijimin në zhvillimin e luftës popullore kundër reaksionit Zogist e imperializmit fashist. Ali Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet. Atij ju besuan detyra të rëndësishme, u organizuan një sërë shoqërish punëtore. Sipas porosive të tij morën pjesë gjithnjë e më aktive edhe në lëvizjen popullore, sikundër ishin Kryengritja antizogiste e Fierit dhe Demonstrata e bukës në Korçë. Me gjithë ndjekjet e regjimit e burgimet, me gjithë terrorin policor ai nuk reshti së punuari brenda dhe jashtë vendit, faktorit themelor për kurorëzimin me sukses të luftës popullore. Vdiq në Paris më 11 shkurt 1939.