Anestezia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fusha e mjekësisë që kryesisht merret me narkozën, vërjen në gjumë të organizmit me anë të lëndeve narkotike me qëllim bërjen e mundur të një ndërhyrje kirurgjike.
Detyrat e tjera të një anestezisti janë bërja e procedurave të ndihmës urgjente (si analgezia, intubacioni, futja e katetereve të mëdhej në sistemin e gjakut), terapia e dhimbjeve (p.sh. pas një operacioni, si rrjedhojë e një kanceri apo sëmundje kronike, dhimbje fantazmë pas një amputacioni), trajtimi i pacientëve në njësitë e terapisë intensive (në Shqipëri ekziston emërtimi Reanimator).
Anestezia mund të jetë:
- e përgjithshme, përfshin gjithë trupin
- regjonale, përfshin një pjesë të trupit ose gjymtyrë, si p.sh. Anestesia spinale,anestezia e pleksusit ose anestezia peridurale (PDA)
- lokale, një zonë të vogël të lokalizuar, si p.sh. mpirja gjatë një kurimi dhëmbësh.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:
- Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. Barbiturate, Propofol, Ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (Halotan, Gaz qeshës)
- Analgezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgezike, si p.sh. Opiate
- Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë, si kurare (Helm i shigjetave të Indjanëve), Suksametonium, etj.