Arif Hasko Memaj
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Atdhetar i njohur me pseudonimin "Patrioti", gjatë luftës për çlirimin e vendit, lindi në Tërbaç të Vlorës. Pasi mbaroi filloren në vendlindje, vazhdoi shkollën tregtare të Vlorës.
Ai është një figurë e njohur kombëtare, i cili që nga Vlora e deri në veri të Shqipërisë ka udhëhequr në LANÇ formacione të rëndësishme partizane. Në dhjetor të 1943-it, inkuadrohet në Brigadën e Parë Sulmuese, Heroinë e Popullit, duke kryer detyra të ndryshme, deri komisar politik i kësaj brigade. Mbas çlirimit kryen Akademinë e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm në Bashkimin Sovjetik. Kështu, ai bëhet një nga udhëheqësit e shquar të Ushtrisë Popullore: Komisar Divizioni, Korpusi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zv/Ministër i Mbrojtjes Popullore. Ai tërë jetën e tij, qëndroi besnik i idealeve të LANÇ-it. Për një kohë të gjatë kreu detyrën e zv/kryetarit të Parë të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Dhe sot, vazhdon të jetë një nga veteranët e nderuar të saj, duke dhënë kontributin e tij në zhvillimet demokratike.
Ai ka qenë kuadër i lartë, me gradën Gjeneral Leitnant, si dhe me shumë urdhëra e medalje të akredituara nga ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor.
[redaktoni] Burimi
- "Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë" shkruajtur nga Dr.Zihni Haskaj dhe Bektash Zite