Drini
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron nga Liqeni i Ohrit, Maqedoni.
Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite.
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |