Web Analytics Made Easy - Statcounter
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions Estetik - Wikipedia

Estetik

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shpjegim
Ky artikull është i dyshimt për nga vërtetësia, ndodhet nën titullin jo përkatës ose nuk i përmbahet rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, për atë dhe nuk mund të merret si i sakt gjersa të rregullohet. Kushdo që largon këtë stampë nga shenimi përkatës duhet argumentuar vërtetësinë e shenimit përkatës sëpaku me një Përmbledhje.

ESTETIKA E HEGELIT - Nga: Donat Syla

Georg Friedrich Wilhelm Hegel (1770-1831), është ndër filozofët më me ndikim në zhvillimin e filozofisë perendimore, e jo vetëm filozofisë por, influenca e tij vërehet edhe në shumë aspekte të kulturës moderne perendimore. Sa i përket artit, studiuesit e përkushtuar të veprave të tij e konsiderojnë atë si njeriun që zhvilloi një filozofi të artit më të kompletuar se shumica e filozofëve para tij.

Hegeli mendon për artin se mund të përkufizohet përmes dy pikave fundamenatle:

1. Arti shprehë shpirtin e kulturave të veçanta, sikurse edhe shpirtin e artistit dhe të shpirtit njerëzor në përgjithësi.

2. Arti është gjithmonë në progres.

Kur Hegeli filloi të meditojë për filozofinë e artit ishte i influencuar nga pikëpamjet e Kant-it, Schiller-it dhe Schelling-ut. Ai ishte i prirur të mendojë se ekspresioni artistik dhe vetëdija artistike ishin një lloj klimaksi historik i shpirtit njerëzor. Të vërtetën arti, mendonte Hegeli, e nxjerrë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe intuitive. Më vonë në leksionet e tij për Estetikën, artin gjatë evoluimit historik  e ndanë në tri etapa:

në atë simbolik, klasik dhe romantik. Secila nga këto etapa të zhvillimit të artit karakterizohet nga relacioni i veprimit të formës në materie.

Të menduarit total të pakufishmes brenda të kufishmes mund të manifestohet, sipas Hegelit, përmes artit, religjionit dhe filozofisë. Hegeli pohon se, përmes artit mund t’a bëjmë paraqitjen shqisore të idesë. Edhe pse arti, sipas Hegelit, është në një nivel më të ulët se religjioni dhe këto të dyja janë në nivel më të ultë se sa filozofia, ai konsideron se lënda e tyre është e njejtë, vetëm forma ndryshon. Duke e ditur se arti është forma e parë e vetëdijësimit të absolutes, të menduarit total mbi të pakufishmen brenda të kufishmes edhe historia e artit është shumë më e lashtë se ajo e religjionit dhe filozofisë. Përmes artit popujt shprehin kuptimin e thellë të jetës. Arti nuk është imitim i natyrës, nga natyra ai e merr përmbajtjen ndijore, por me qëllim që të ia mësojë njeriut atë që është njerëzore. Arti nxit dëshira nevoja të reja.

Sipas Hegelit, arti është hapi i parë , realizimi i parë i unitetit te subjektit me objektin, e bukura është shfaqje ndijore e idesë. Që në fillim të veprës së tij, Hegeli thotë se realizimi i idesë të së bukurës duhet të konsistojë me idealen në art, edhepse në faza të ndryshme të zhvillimit historik pikëpamja jonë për idealen ndryshon, të gjitha këto janë reflektim i aktivitetit artistik që mbështetet në mënyrë gjenerale. Ideja e së bukurës, mendon Hegeli, përmban në vete totalitetin e elementeve të veçanta ose të momenteve të veçanta të cilat manifestojnë vetvetën jashtë dhe bëhen të realizuara. Këto, sipas Hegelit, duhet të konsiderohen si zhvillimi i atyre ideve që në vete përmbajnë koncepcionin e ideales. Zhvillimi i tyre nuk ka të bëjë plotësisht me aktivitetin e jashtëm, ideja në vete zhvillon veten në totalitet të formave të veçanta dhe kjo është bota e artit që na prezentohet neve. Roger Garaudy në veprën “Mendimi i Hegelit”[1] duke parafrazuar pikëpamjen e Hegelit për artin thotë: “Ai nuk është prodhim i natyrës, por vepër njerëzore. Njeriu përdor materialin natyror për ta formësuar idenë e tij”[2], dhe më pas e citon mendimin e tij për artin: “Njeriu është i angazhuar brenda raporteve praktike me botën e jashtme, e nga këto raporte lind nevoja për ta transformuar botën, sa edhe vetvetën në atë masë sa bën pjesë në të, duke skalitur në të vulën e vet personale. Ai e bën këtë edhe për ta gjetur vetën brenda formës së gjërave, për t’u kënaqur me vetvetën si me një realitet të jashtëm…Përmes veprës artistike, njeriu kërkon të shprehë vetëdijën që ka për vetën”[3]. Pikëpamja e Hegelit, për njeriun si qenie që mendon, që realizon veten përmes raporteve me botën e jashtme, qoftë në rrugën e artit, religjionit a filozofisë dëshmon tendencën e njeriut për ta transformuar botën, kjo vlen më shumë për artin e religjionin e edhe për dogmatizmin filozofik që dëshirojnë që të ndryshojnë edhe ligjësitë dhe rregullsitë fundamenatle të natyrës po të munden.

Duke e ditur se arti është forma e parë e vetëdijësimit të absolutes, të menduarit total  mbi të pakufishmen brenda të kufishmes edhe historia e artit është shumë më e lashtë se ajo e religjionit dhe filozofisë.

Sipas Hegelit vepra artistike i drejtohet ndijimeve të njeriut dhe duhet, rrjedhimisht, të ketë një materie ndijore. Kështu në art shprehet raporti i të pakufishmes me të kufishmen, i njerëzores me hyjnoren. Shikuar nga aspekti estetik objekti duhet respektuar sepse ai përbën një qëllim në vete. Lindja a artit ndër njerëz ka të bëjë vetëm me “ndijimet teorike”, pra me shikim dhe me ndëgjim, sepse këto dy shqisa na mundësojnë ndijimin teorik, përfytyrimin. Sipas kësaj që shprehë Hegeli, artet mund të ndahen në arte plastike, arte të tingujve (muzikë) dhe poezi e cila shërbehet me tingullin vetëm që të arrihet brendësia, intuita, ndjenja dhe përfytyrimi frymor.

Garaudy shkoqit nga mendimi i Hegeli një domethënie të rëndësishme për veprën artistike që ka në vetvete qëllimin e vet. “Dëshira i gllabëron objektet”, ajo i zbërthen dhe i shkatërron për t’i konsumuar. Ky është aspekti praktik, por aspekti teorik nuk interesohet për ekzistencën e objektit, por kërkon ta analizojë në elemente universale, ta risajojë në koncept. Qëndrimi estetik nuk ia nënshtron dëshirës objektin e as nuk e zhvesh nga realiteti, ai e pranon individualitetin e tij ndijor si domethënie shpirtërore, sepse qëllimi nuk është i vendosur jashtë objektit; Vepra artistike si totalitet organik është një imazh i lirisë konsideron Hegeli, sepse duke qenë një prodhim i një aktiviteti të lirë të frymës ajo nuk e ka karakterin e një të dhëne; ajo nuk i nënshtrohet një koncepti apo një ligji që i paraprin realizimit të tij; ajo nuk i nënshtrohet ndonjë qëllimi të jashtëm, sepse nuk ka të bëjë me kategoritë e dobishmërisë.

           Në humanizimin e natyrës në saje të artit Hegeli dallon tri momente historike:

1.Ideja abstrakte për shkak se është e tillë nuk mund të gjejë shprehje ndijore adekuate në të kufishmen. Forcat e errëta të natyrës përbëjnë për njeriun koncepcionin fillestar e të errët mbi të pakufishmën dhe absoluten. Kjo është parahistoria e artit- a r t i s i m b o l i k .

2.Kur njeriu bëhet zot i skllavit dhe natyrës, kur fillon të kupton mardhënien ndaj absolutes si mardhënie harmonike mês qytetarit dhe shtetit, ku tanimë zotat më të larta janë ato shoqërore dhe jo natyrore, njeriu është në harmoni me botën, subjekti e gjen veten në objekt. “Fe të idividualitetit frymor” Hegeli e quan vendosjen e pajtueshmërisë së përsosur midis idesë dhe shprehjes së saj, midis formës dhe përmbajtjes së saj në art. Ky moment paraqet kulmin e zhvillimit të artit, a r t i k l a s i k .

3.Duke e pasur parasysh se fryma kërkon të çlirohet nga ndijorja, ta kërkojë veten brenda përfytyrimit. Ndijorja është joadekuate për shprehjen e koncepcionit më të lartë të spiritualitetit dhe absolutes, sepse ajo nuk mund të realizohet plotësisht me anë të mjeteve të jashtme. “Arti simbolik kërkonte ta realizonte bashkimin midis domethënies së brendshme dhe formës së jashtme; arti klasik e ka gjetur këtë drejtëpeshim; arti romantik, esencialisht spiritual, e ka tejkaluar”.[4] Këtë Hegeli e quan: fe absolute, krishterim, tejkalim te vetë artit në saje të fesë. Hegeli, sipas Garaudy-it, e kishte kuptuar shtetin grek si harmoni të përsosur mes qëllimeve të shtetit dhe atyre të individit. Për admirimin e Hegelit ndaj modelit të shtetit grek dëshmon edhe citati që nxjerrë nga Estetika Garaudy “Në jetën morale të grekëve , individi ishte i lirë dhe i pavarur në vete , por mbetej i lidhur me interesat e përgjithshme të shtetit real dhe me imanencën afirmative të lirisë frymore në kohën e tanishme, substanca e jetës politike e përshkonte jetën individuale deri në atë masë sa individët kërkonin afirmimin e lirisë së tyre vetëm në ndjekjen e qëllimeve të përgjithshme të të tërës”[5].

Grekët nuk e identifikojnë më hyjnoren me natyroren, por me njerëzoren. Arti me i përshtatshëm për t’i shprehur besimet e tyre në zotërat njerëz ishte skulptura, karakteristikë kjo për Greqinë dhe klasicizmin grek. Hegeli konsideronte se “profili grek” i njeriut është më së largu nga shtazorja. Edhe pse ky njeri i plotë i gjithëmjaftueshëm Garaudy vëren brengen e Hegelit për njeriun e asaj kohe kur thotë “Ajo që i mungon atij, është individualteti njerzorë, me dobësitë e tij dhe veçantitë e tij, me rastësitë e tij, me impulsionet e vullnetit te tij, me natyralitetin e tij të drejtpërdrejt, me pasionet e tij, shkurt çdo gje që duhet të inkuadrohet brenda të përgjithshmes për ta arritur individualitetin e plotë të subjektit total, që evoluon brenda sferës së pakufishme të realitetit të vet”[6] Hegeli mendonte se në atë kohë njerëzve dhe zotrave u mungonte subjektiviteti i pakufishem, ata nuk njohin përçarjet, luftat, tragjeditë etj., Hegeli këta zotra me sy të bardhë i sheh si të verbër që nuk shohin asgjë as amshueshmërinë dhe kjo e bën të ndjejë lodhje dhe trishtim. Kur filloi të bëhet një shumësi zotërash individual kjo çoi në formimin e nje force te përfytyruar të përgjithshme që kalonte fuqinë e zotërave individual, kjo pasohet edhe me formimin e perandorive të mëdha si ajo romake. Ky unitet më i lartë e bëri njeriun ta bëjë më të shkëputur nga shteti, ishte më i përçarë në vete, ai u mbyll brenda vetës, subjektiviteti iu kundërvu rrënjësisht objektivitetit vdekjeprurës të botës. Në atë kohë thotë Garaudy “fitoren e subjektivitetit individi e siguron në saje të të qeshurit i cili shpërbën dhe zhduk çdo gjë. Të gjitha vlerat shoqërore vihen në dyshim”[7]. Kjo dekadencë e artit klasik do të çonte ne një formë të re të artit, fe më të pasur që do të krijonin përmasa të reja për njeriun.

A r t i r o m a n t i k në esencë është art i krishterë. Njeriu e humb qetësinë e lumtur, nuk mund të jetojë pa u angazhaur në kundërthëniet, luftat e botës së kufishme dhe tronditjet. “E vërteta të cilën e përmban arti romantik përbëhet nga brendësia absolute” thotë Hegeli. Këtu nuk kemi bashkim të harmonishëm të së jashtmes me të brendshmen.

Pikturën muzikën dhe poezinë Hegeli i quan arte romantike.

“Hyjnorja mund të shprehet, të jashtësohet, vetëm në formën e një individualiteti të trishtuar për shkak të të gjitha mungesave natyrore dhe të karakterit të kufishëm të të gjitha shfaqjeve individuale” citon Garodi Hegelin.

P.sh. Krishti i fyer dhe i përgjakur; “Përbuzja e bukurisë, shëmtia dhe deformiteti bëhen moment i domosdoshëm i shprehjes estetike të të vërtetës së re” [8] thotë Garodi.

Sipas Hegelit ajo çka i ka sjell krishterimi njeriut është se e ka bërë të kuptojë se zoti është njeri dhe se çdo njeri është zot. Karakteristikë e artit të madh është, thotë Hegeli, zbulimi i ndonjë dimensioni të ri të njeriut, pjesmarrja ne krijimin e vazhdueshëm të njeriut nga njeriu. Ai kërkon nga artisti të jetë në gjendje të hetojë fuqitë që vendosin për fatin e njeriut, ide të qarta të bazës së brendshme në të cilën mbështeten qëllimet, konfliktet, fatet etj.

Megjithatë sipas Hegelit, arti nuk mund ta shprehë plotësisht absoluten sepse ajo nuk mund të shkoqitet përmes një transponimi të thjeshtë ndijor: “Arti duhet të tejkalohet, në saje të dialektikës së tij të brendshme, në fe dhe në filozofi”[9].

Siç kemi thënë edhe në hyrje të këtij punimi Hegeli pohon se, përmes artit mund t’a bëjmë paraqitjen shqisore të idesë. Luc Ferry në veprën e tij Homo Aestheticus[10], trajton një problematikë të rëndësishme që e preokupon Hegelin. Kritika e artit duhet të jetë hulumtuese e kuptimit të idesë. Sa i përket kritikës filozofike dhe asaj të artit, Luc Ferry, duke trajtuar këtë problematikë pyet: “…me ç’të drejtë e autorizojmë veten të shpallim se kjo apo ajo vepër shprehë siç duhet idenë e vërtetë, ndërsa ajo tjetra është vetëm thurje mendimesh pa vërtetësi?”[11] Hegeli shprehë bindjen e tij se kritika nuk i shpëton dogmatizmit, edhe ka të drejtë, ngaqë shumëherë kritika e konsideron vetën të përkryer dhe pa mangësi gjatë vlerësimit. “Hipoteza e ‘nevojës së filozofisë’ është si të thuash nderimi që dogmatizmi i bën vyrtytit”, thotë Ferry dhe e konsideron të panevojshme shpalosjen e sistemeve filozofike në qoftë se të gjitha shprehin një ide. Por, Ferry vëren në shkrimet e Hegelit se historicizmi nuk është i lidhur vetëm me formën e jashtme, as nuk është rastësi, historicizmi është përbërës i vetë idesë dhe shumë i domosdoshëm për jetën e idesë.

Duke e pasur parasysh se Hegeli e konsideron artin si një formë më të ultë se filozofinë, Ferry i gjykon mendimet e tij deri diku platoniste, sepse Hegeli parasheh një ndarje të filozofisë me artin, sepse siç dihet ai konsideron se përmes filozofisë mund të bëhet paraqitja e idesë në mendim. Njëkohësisht, arti si formë më e ultë bën tjetërsimin e idesë. Gjithnjë sipas Hegelit, për filozofinë mënyra artistike e të paraqiturit të idesë konsiderohet e padenjë për trajtim kritik. Kjo është edhe arsyeja që e prognozon këtë ndarje mes filozofisë dhe artit dhe rolin e saj do ta mbajë kritka e artit, ku e bukura do të jetë objekt interpretimi. Duke mos e vlerësuar artin, botën shqisore, ai i rikthehet mendimeve të Laibnicit. Që të dy ndajnë të njejtin mendim sa i përket shqisores, që nuk është diçka tjetër vetëm një mendore e turbullt.

Megjithatë, Hegeli kur flet për të bukurën si objekt të estetikës, flet për atë artistike dhe jo atë të natyrës: “E bukura artistike vendoset shumë më lart se ajo e natyrës”[12]. Hegeli tregohet i ndrojtur në atë se sa mund të përdoret fjala “e bukur” për natyroren, por edhe nëse përdoret, të bukurën artistike e sheh në një stad shumë më të lartë “pasi është ajo që ka lindur nga mendja dhe është çliruar prej saj”[13]. Pikëpamja e Hegelit është e kundërt me tezën thelbësore të Kantit sa i përket artit: “Natyra ishte e bukur atëherë kur në të njejtën kohë kishte pamjen e jashtme të artit; dhe arti mund të quhet i bukur vetëm atëherë kur ne jemi të ndërgjegjshëm që bëhet fjalë për art, e megjithatë ky na shfaqet në natyrë”. Ferry vëren te Kanti se për të nuk është çështje ta paraqitësh mirë një ide të mirë, por të krijosh në mënyrë të pavetëdijshme një vepër origjinale, krejtësisht të re e megjithatë të pajisur me kuptim të drejtpërdrejt për çdonjërin. “Artisti gjenial, pra nuk ndjek rregullat: ai i shpik ato dhe mrekullia e artit vjen nga ajo shpikje e pandërgjegjshme, pra natyrore, ka drejtpërsëdrejti një kuptim për të tjerët, dhe kjo për hir të të njejtave parime që e bënin të bukurën natyrore një gjurmë simbolike të ideve të arsyes. Kështu bukuria artistike del se është saktësisht analoge me të bukurën natyrore te njeriu”[14] . Garaudy vëren se estetika e Hegelit e tejkalon atë të Kantit në dy pika:

1.Ajo ngre estetikën e Kantit nga pikëpamja subjektive në pikëpamje objektive. Hegeli konsideron se uniteti që realizohet në art midis lirisë dhe domosdosë, midis të përgjithshmes dhe të veçantës, racionales dhe ndijores, nuk është më vetëm brenda frymës së atij që e krijon veprën artistike apo edhe të atij që e sodit, por brenda vetë realitetit objektiv, brenda historisë.

2. Hegeli i jep estetikës një përmasë të re, atë të historisë.

Përsosmëria e artit varet nga shkalla e fuzionit midis idesë dhe formës, etapat e mëdha të zhvillimit të artit dalin nga raportet që ekzistojnë mes dy momenteve.

Hegeli asnjëherë nuk e mohon se qëllimi i artit është i njejtë me atë të fesë dhe të filozofisë, porse e vërteta e artit paraqitet në trajtën e dukurive. 

Pra, përmbajtje të artit, Hegeli konsideron idenë, formën e saj, e cila është strukturim i saj me anë të shqisave dhe pamjeve. Ato dy aspekte duhet të përbëjnë një tërësi të lirë e të harmonizuar dhe arti duhet të jetë ai që e bën këtë lidhje. Përmbajtja, qëllimi, dhe shprehja, fenomeni kanë ndërthurje aq kompakte me njëra-tjetrën “saqë e jashtmja, e veçanta shfaqet vetëm sikur të ishte paraqitja e së brendshmes”[15] dhe nuk i lë asgjë rastësores. Për këtë Ferry citon Hegelin i cili thotë: “arti ka për detyrë të paraqesë në përgjithësi idenë për njohjen intuitive të pandërmjetshme në formën e saj shqisore dhe jo në formën e të menduarit dhe të shpirtësisë së kulluar, në masën që kjo paraqitje e nxjerr vlerën dhe dinjitetin e saj nga bashkëpërkimi dhe shkalla e shkëlqimit të artit, përsa i përket realitetit që i përgjigjet konceptit të tij, varen nga shkalla e afërsisë së brendshme dhe e bashkimit me të cilin ideja dhe forma shfaqen të përpunuara njëra brenda tjetrës”[16].

Cka mund të themi për pikëpamjen e Hegelit për artin? Të gjithë njerëzit e kohës sonë e dinë se arti zë një pjesë të rëndësishme të jetës sonë. Në ato vende ku ka zhvillim të madh të artit, e kjo vlenë edhe për fetë humaniste e gjithësesi për filozofinë ka edhe prosperitet në të gjitha drejtimet që ecë një komunitet,. E kjo është më relevantja nga të gjitha për pjestarët e një komuniteti. Por, do të ishte gabim ta quajmë pikëpamjen e Hegelit të gabuar tërësisht, sepse tendenca e tij ka qenë pozitive. Ai ka qenë për tejkalimin e artit, duke aluduar në atë se shqisorja është jo e përkryer për paraqitjen e idesë, dhe do të ishte e panevojshme për njeriun si diçka e tejkaluar tanimë.

Literatura: Mendimi i Hegelit, Roger Garaudy, botoi “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1983.

Homo Aestheticus, Luc Ferry, botoi “Elena Gjika”, Tiranë, 2002.

Static Wikipedia (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2007 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2006 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia February 2008 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu