Ibrahim Rugova
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ky artikull merret me biografinë e Ibrahim Rugovës, për varrimin shiko Funerali i Ibrahim Rugovës. |
Dr.Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 dhe vdiq më 21 janar 2006.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Lindi në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë, menjëherë mbas lindjes së tij, më 10 janar 1945, humbi babain i cili u pushkatua nga çetnikët që vepronin në territorin e Kosovës. Mbas mbarimit të shkollës fillore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Pejë, të cilin e kreu me suksesë në vitin 1967. Studimet e larta i kreu në Prishtinë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit në Degën e Albanologjisë më 1971 ai vazhdoi për një vit në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Parisit studimet akademike në degën e letërsisë. Në vitin 1984 doktoroi në Universitetin e Prishtinës në degën e Letërsisë, po këtë vit u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
[redaktoni] Politika
Si kryetar i partis së sapo formuar, të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodhë më 23 dhjetor 1989. Si kryetarë i kësaj partie, kontriboi në shumë ngjarje të rëndësishme në teritorin e Dardanisë, siç janë: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. Në zgjedhjet e kuvendit i cili përbëhej nga tri partit kryesore të Kosovës fiton partia e tij, me këtë si Kryetar i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave zgjedhet Ibrahim Rugova.
Fondacionit Paul Litzer i Danimarkës në vitin 1995 i jepë Ibrahim Rugoves Çmimi për paqe. Më 1996 zgjedhet si anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës dhe shpallet doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998 ai rizgjedhet në poziten e kryetarit të republikës, po në këtë vitë pranon Çmimi Saharov nga Parlamentit Evropian.
Gjatë luftës së Kosovës ai qëndroi në Kosovë dhe paraburgoset së bashku me familjen e tij nga qeveria e serbisë, e cila pas disa ditësh maltretimi psiqikë i lejon atij dhe familjes së tij largimin nga Beogradi. Në vitin 1999 shpallet qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia) si dhe nga qyteti gjerman Mynster (Münster) i ndahet Çmimin për paqe. Mbas luftës kthehet në Kosovë dhe në zgjedhjet e mbajtura nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtarë ai përsëri zgjedhet kryetar i Kosovës. Në vitin 2000 pranon Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë Manuel Carrasco i Formiguera, në Barcelonë.
Veprimtaria letrare e Ibrahim Rugovës është prezente para angazhimit të tij politik. Kështu ai ishte si nismë redaktor në gazeten Bota e Re, shkroi në revisten shkencore Dituria që botoheshin në Prishtinë. Po ashtu punoi si hulumtues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe për një kohë ishte kryeredaktor i revistës së këtij instituti, Gjurmime albanologjike .
[redaktoni] Tituj të veprave
[redaktoni] Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë
- Çmimi për paqe - (1995 Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë)
- Doktor Nderi - (1996 Universitetit i Parisit VIII Sorbonë, Francë)
- Honourus Causa
- Çmimi Saharov - (1998 Parlamentit Evropian)
- Çmimin për paqe - (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani)
- Qytetar nderi i Venedikut - (1999)
- Qytetar nderi i Milanos - (1999)
- Qytetar nderi i Breshias (Brecscia) - (1999)
- Çmimin për paqe (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë - Barcelonë, Spanjë)
- Manuel Carrasco i Formiguera
- Çmim nderi për paqe nga qyteti i New Yorkut, SHBA (19 Nëntor 2005)
[redaktoni] Botimet
- Prekje lirike - 1971
- Kah teoria - 1971
- Strategjia e kuptimit - 1980
- Vepra e Bogdanit 1675-1685 - 1982
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 - 1983
- Refuzimi estetik - 1987
- Kritika letrare ( bashkë me Sabri Hamitin) - 1979
- Bibliografika e kritikës letrare shqiptare ,44-74 (bashkë me Isak Shemen) - 1976
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Libri i zisë i Ibrahim Rugovës
- Biografia - Film dokumentar prodhim i RTK-së
Kryetarët e Kosovës | |
Ibrahim Rugova | Fatmir Sejdiu |