James Belushi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
James (Jim) Belushi | |
Emri | James |
Mbiemri | Belushi |
Lindur më | 15 qershor 1954 |
Lindur në | Chicago, Illinois |
Nacionaliteti | amerikan
* |
Profesioni | Aktrimi |
* me prejardhje shqiptare | |
James Belushi |
Gjim Belushi
James Belushi ose Jim Belushi
Lindi më 15 qershor 1954
Aktor i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA me prejardhje shqiptare. Lindi në Çikago (Ilinois) dhe fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Gjon Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Holivudit dhe shoqërisë në SHBA. Gjimi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.
Nga viti 1977 deri më 1980-in, Gjimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma's The Fury.
Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).
Po ashtu Gjimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio (org.:Pinocchio).
Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".
Në vitin 2001 Gjimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Filmografia
- Who's Watching the Kids 1978 - aktor deputant
- Brian De Palma's The Fury - aktor në rolë mdihmës
- Michael Mann's Thief 1981- aktor
- Saturday Night Live (1983-1985) - aktor dhe pregatitës i skeçeve
- According to Jim ( 2001 - )
- About Last Night 1986 - aktor në role ndihmëse
- Salvador 1986 - aktor në role ndihmëse
- Real Men (1987), - aktor
- The Principal (1987), - aktor
- Red Heat (1988), - aktor
- K-9 (1989), - aktor
- Taking Care of Business (1990), - aktor
- Mr. Destiny (1990), - aktor
- Royce (1994), - aktor
- Race the Sun (1996), aktor (me Eliza Dushku)
- Retroactive (1997) - aktor
- Joe Somebody (2001) - Rol të Vogel
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Burim i të dhënave
- ZDF - intervistë me Gjim Belushin