Projekti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Projekti është një përpjekje për të përmbushur objektivat specifike nëpërmjet një pakete unike detyrash të ndërlidhura dhe përdorimit efektiv të burimeve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Karakteristikat e projektit
- Projekti ka një objektiv që është i përcaktuar mirë dhe është rezultat apo produkt i parashikuar.
- Projekti kryhet nëpërmjet një morie punësh të varura nga njëra tjetra që janë punë që nuk përsëriten dhe që duhet të kryhen sipas një renditje tv caktuar paraprakisht.
- Projekti përdor burime të ndryshme për të kryer punët.
- Projekti ka një kuadër kohorë specifik.
- Projekti mund të jetë një përpjekje unike që kryhet vetëm një herë.
- Projekti ka një klient që mund të jetë një ent që jep fondet e nevojshme , një person, një ndërmarrje ose një grup prej dy ose më shum njerëzish.
- Projekti përfshinë një shkallë pasigurie.
[redaktoni] Faktorët e realizimit të projektit
- Qëllimi i projektit është e gjith puna që duhet të kryhet për të kënaqur klientin.
- kostoja e projektit është shuma që klienti bie dakord për të paguar për produktet e pranueshme të projektit.
- Orari io projektit është kalendari që specifikon se kur do të fillojë dhe do të mbarojë çdo aktivitet brenda projektit.
- Kënaqja e klientit është faktorë vendimtarë që përcjell çdonjërin nga faktorët e sipër përmendur dhe që paraqet reagimin e klientit gjat realizimit të projektit, gjat kohër së implementimit të projektit si dhe pas asaj kohe.
[redaktoni] Cikli i jetës së projektit
Projekti zakonisht lind menjëherë pasi që të identifikohet nevoja e klientit dhe kalon nëpër tëgjitha fazat dhe nënfazat gjersa të marrë formën e tijë të vërtetë dhe të vihet në shfrytëzim.
- fazat nëpër të cilat kalon projekti janë:
- Faza e konceptimit të projektit - në këtë fazë bëhet vlerësimi dhe zhvillimi i ideve.
- Faza e studimit të projektit - në këtë fazë studimi i ideve të zhvilluara në fazën e konceptimit.
- Faza e planifikimit të projektit - në këtë fazë sistemi i zgjedhur projektohet në detaje në mënyrë që ai të mund të ndërtohet.
- Faza e zbatimit të projektit - në këtë fazë sistemi i zgjedhur ndërtohet dhe shpërndahet.