Rëndesa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Rëndesa (lat. gravitas) në fizikë është prirja apo dukuria e trupave qiellorë e tërheqjes së dyanshme. Në mekanikën klasike ajo është shkaku i fuqisë së rëndesës (e cila përdoret shpesh si sinonim për rëndesën) tokësore apo fuqisë tërheqëse së tokës, që Toka ushtron mbi sendet. Ajo shkaton p.sh. që sende me peshë të bien në tokë. Rëndesa përcakton edhe orbitën e tokës dhe të planeteve të tjerë rreth Diellit, dhe ajo luan një rol të rëndësishëm neë kozmologji. Rëndesa së bashku me fuqinë elektromagnetike, fuqinë e dobët bërthamore dhe fuqinë e fortë bërthamore është një nga katër ndërveprimet themelore në natyrë. Rëndesa është më e dobta ndër këta ndërveprime, por vepron në largësi të mëdha dhe është gjithmone tërheqëse.
Tabela e përmbajtjeve |