UFO
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
UFO (sqt: OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do te thote objekt fluturues i paindentifikuar. Termi UFO perfshin çdo objekt fluturues te cilin shkencetaret nuk kane arritur të indentifikojne. Ne shume raste është bere fjale vetem per dukuri siç jane: renia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave jane kapur keq nga satelitet per tu quajtur me pas UFO.
Me UFO perfshijme çdo objekt ose krijese te çuditshme fluturuese por qe siç e shpejguam me siper termi perfshin pamundesine per ti indentifikuar dhe jo per ti perjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diçka tokesore. Fjalet UFO dhe jashtëtokësorë nuk jane i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilesohet si pseudoshkence.
Shume fotografi ose vezhgime, te cilesuara si UFO, jane marre nga njerez te ndryshem por edhe nga satelitet ushtarake. Materialet jane video, fotografi por edhe deshmi mbi rrembime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te kete pasur edhe falso. Ne dhjetor te 2005, nje video e cuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Per shume njerez keto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistences se UFO-ve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afersi te malit Rainer, ne shtetin e Washingtonit. Kjo deshmi perqendroi vemendjen e opinionit publik boteror mbi dukurinë UFO, duke i dhene jete studimit e me pas pseudoshkences se njohur si ufologji.
Qe nga fillimi i Luftës se Dyte Boterore, ka pasur shume deshmi nga pilote te cilet pohojne se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te cudithsme ose jane shoqeruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshem. Keto u quajten “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilet thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me nje shpejtesi aq te madhe saqë vinin seriozisht ne diksutim ligjet e fizikes ne ate kohe.
Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjehere Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenat te asaj epoke, aktualisht nen pronesine e Qendres Ufologjike Kombetare, faktojne se nje UFO eshte perplasur ne afersi te Milanos.
Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerez pane nje objekt te cuditshem me drita te kuqe qe qendronte pezull ne ajer. Ky objekt u ndoq nga nje skuadrilje avionesh te cilet nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartesi te madhe. Piloti qe u shkoi me afer ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha permasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime per mungese oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte nje ballon metereologjik i marines Sky Hook.
Nje vend shume i famshem ne kete fushe eshte e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin eshte i ndaluar fluturimi. Pikerish ne laboratoret e zones ne fjale thuhet se ka dokumenete me teper vlera mbi ekzistencen e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerez te cilet kane arritur deri aty sa te thone se kjo baze ka studiuar vezhdmisht trupa qiellore dhe se eshte i vetmi vend ku gjendet kufoma e nje jashtokesori.
Per shume skeptike UFO-t nuk ekzistojne dhe cdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk eshte gje tjeter vetem eksperimenti i rradhes i sherbimeve ushtarake amerikane, si per shembull avionet Stealth te cilet karakterizohen nga forma te pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnje nje prirje per te mos dhene informacione mbi kete dukuri duke arritur deri aty sa te mos e perfshije zonen 51 dhe shume territore te ngjashme neper hartat gjeografike.
Kohet e fundit studiues te ketij fenomeni kane krijuar nje emer te ri qe eshte UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidnetifikuar. Ky perkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngaterruar studiuesit nderkohe qe behej fjale per dukuri krejtesisht te shpjegueshme.
[redaktoni] Rrëmbime
Sipas nje versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrembimeve perkufizohen dhe si takime ne afersi te tipit te IV. Ky klasifikim eshte bere pasi ka pasur shume raste kur njerezit kane deklaruar se jane rrembyer nga krijesa te çuditshme per qellime studimi apo analizash. Keto deshmi jane konsideruar si te rreme pasiqë asnjehere nuk jane shoqeruar me prova konkrete, megjithese disa nga te rrembyerit jane paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurre me pare.
[redaktoni] Shiko edhe
- Jashtëtokësorët
- Jeta jashtëtokësore
- Ufologjia
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Përtej kaltërsisë. Video dokumentar mbi dukurinë e UFO-ve (2003) ang. 90min 353mb (GoogleVideo)