Vilajeti i Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Historia e Kosovës |
---|
|
|
|
|
|
|
|
Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoriet e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Gjatë viteve të Krizës Lindore (1875-1878), ky vilajet pësoi ndryshime të shpeshta, si në sipërfaqe po ashtu edhe në administrim. Më 1875 në hapësirën e vilajetit të Kosovës hynte vetëm Kosova e vitit 2000 dhe qendra e vilajetit u zhvendosë nga Prizreni në Prishtinë. Më 1877 vilajeti shtrihej nga Dibra deri në Nish.
[redaktoni] Demografia
Struktura e popullsisë së vilajetit, përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë. Ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.
[redaktoni] Administrimi
Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:
- Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovishtë, Koçanë, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
- Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Lumë, Tetovë.
- Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
- Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
- Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Kolashin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Regjistri turk i vitit 1485* - nga Prof. As. Dr. David Luka