Zahir Pajaziti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Zahir Pajaziti lindur më 1 nëntor 1962 në Podujevë, Kosovë, vdiq më 31 janar 1997 Vushtrri, Kosovë - ushtarak dhe dëshmor shqiptar.
Zahiri lindi në një familje bujare në fshatin Turuqicë e cila ishte e njohur në këto anë. Zahiri ishte fëmija i pestë me radhë i prindërve Qerim dhe Fatime Pajazitit. Nga dyert e kësaj familje kanë dalur shtarak që në luften e parë dhe të dytë botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe. Zahiri q ënë fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashuin ndaj atëdheut.
Zahiri u lind më 1 nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi më (1976-‘77) në Vushtrri. Nga këtu ai u përjashtua me arsyetiin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe. Në vitin 1980, Zahiri dhe dy bashkëpuntor të tij Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin kalon ilegalsht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale Orllanit dhe dënohet si i mitur për 15 ditë burgë. Pasi që kreu shkollen e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 filloj ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit në Prishtinë drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarakë për 12 muja dhe në vitin 1985 e vazhdonë atë edhe për tre muaj në Beograd.
Në vitin 1981, Zahiri fillon të merrë pjesë ative në organizimin e Demonstratave të 81-it në Podujevë. Nga kjo kohë veprimtaria e tij deri në vitin 1989 ai merret me organizimin e tubimeve protestuese dhe shpërndarjen e trakteve të ilegales.
Kështu gjatë kohës së ndryshimit të kushtetutës së Kosovës 1988-‘89, Zahiri rritë intezitetin e punës së tij duke u angazuar në rrethë më të gjërë dhe organizonë protestën e parë anti jugosllave në Orllan.
Gjatë kohës së krijimit të parive politike në Kosovë, Zahiri nuk merrë pjesë në ndonjëren nga këto por filloj punën për forimin e Parlamentit Rinor dhe themelimin e degë së saj në Orllan e më vonë në vitin 1994 themeloi degën e Partinë Parlamentare të Kosovës në Orllan.
Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesëmarrës aktiv në tubimet e ajtimeve të gjaqeve. Ai e ndihmojë këto tubime dhe njëherit filloj ë formimin e grupeve rinore me qëlli aktivizimi të rinis në aksione të ndryshme shoqërore e më vonë pas shpalljes së Pavarsisë ë Kosovës edhe aksione ushtarake.
Kështu në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijonë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllanë.
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të kordinoheshin me legalen Zahiri shkonë në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhej që të kalonte në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontriboë në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rehinën e Orllanit.
Gjatë vitit 1994, Zahiri fillojë të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu i është pjesëmarrës në krijimin e Shtabit të përgithëshem të UÇK-së nga u fillojnë të bëhet kordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante jë rolë të madhë si në zgjerimin e fushës së ndikimit po ashtu edhe në furnizimin me armatim.
Gjatë kthimit nga Shqipëria, më 20 janarë 1997, në momentin kur priteshin të realizoheshin disa vendime të rëndësishme nga Shtabi Qendror, Zahirit së basku me Hakif Zejullahut dhe Edmond Hosxhës më 31 janar në afërsi të Vushtrrisë në fshatin Pestovë, okupatorët i vënë priten dhe i vrasin.
Për punën dhe veprat e tij, Zahiri është dëshnorë i popullit të cilit populli i ka kushtar këngë dhe në qendër të kryeqyetit të Kosovës i është ngritur shtatorja.
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |