Web Analytics

See also ebooksgratis.com: no banners, no cookies, totally FREE.

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Feja Islame - Wikipedia

Feja Islame

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Pjesë nga një sërë artikujsh.

Islami

Historia e Islamit

Besimi dhe praktika

Teuhidi i AllahutDeklarata IslameNamaziAgjërimiHaxhxhiZekati

Figura të njohura

MuhammediSahabët • Profetët në Islam • Aliu • Ebu Bekir • Omeri

Tekste dhe ligje

Kur'aniSuret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame •

Medh-hebet në Islam

• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli •

Aspektet shoqërore

• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … Kur'an • Sufizmi•

Shih edhe

Fjalori Islam

Besimtarë myslimanë të mbledhur në Mekë, në prapaskenë duket Qabeja
Zmadho
Besimtarë myslimanë të mbledhur në Mekë, në prapaskenë duket Qabeja

Islami (arabisht: إسلام islām Flijim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami) është me përafërsisht 1,2 miliardë pjesëtar religjioni i dytë në botë pas krishterimit (2,0 miliard). Besimtarë e tij emërohen mysliman.

Islami është religjion monoteist dhe e kufizon veten nga politeizmi si dhe nga bindjet krishtere të ringjalljes. Islami definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktikat e tija (Syneti).

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Zanafilla e Islamit

Kur'ani të gjithë profetët i konsideron muslimanë dhe Ademin (njeriun e parë të krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parë. Muhammedi konsiderohet vetëm profeti i fundit i Zotit, përmes të cilit Zoti njofton njerëzimin rreth devijimeve në besim që janë shkaktuar gjatë shekujve të shumtë.

[redaktoni] "Shtyllat" mbi të cilat ngritet Islami

"Nuk ka Zot tjetër përvec Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.

  • Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
  • Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.
  • Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

[redaktoni] Shkollat Juridike Islame (Medh-hebe)

Paraqitjet e ndryshme të njohura ndër ne si medh-hebe, tarikate, sekte… kërkojnë dhe meritojnë – për aktualitetin tonë – t’u kushtohet më tepër kujdes me qëllim që t’I dilet në ndihmë opinionit islam të mos bien ndesh me burimet themelore, dhe me pastaj ndokush të paraqitet me ide për “ themelim të ndonjë feje të re” duke u mbështetur në ndonjërën prej shkollave ( medh-hebveve ose tarikateve), siç ndodhi në Shqipëri në vitin 1994 ku shkolla Bektashije u shpall fe e katërt në Shqipëri, kurse institucionet islame në Kosovë dhe në Maqedoni e Mal të Zi heshtën.

Në botën islame në përgjithësi janë të njohura katër shkolla juridike islame – katër medh-hebe

  • Medh-hebi Hanefi
  • Medh-hebi Shafi
  • Medh-hebi Henbeli
  • Medh-hebi Maliki

, si edhe 12 shkolla filozofike islame – tarikate, porëse tek shqiptarët praktikohet vetem një shkollë juridike islame ( një medhheb, ai Hanefi), ndërsa prej shkollave filozofike islame janë të pranishme disa sish: bektashij, rufaij, melamij, helvetij, kaderij, sadij etj. Dhe në Kosovë këto shkolla filozofike, të ashtuquajtura sufiste, janë të përqëndruara më së shumti në Gjakovë.

Meqë hetohet një frymë konfuze lidhur me këto shkolla mendoj se ka nevojë për një rishqyrtim të disa nocioneve terminologjike lidhur me këtë çeshtje. Unë këtu do të flas kalimthi vetëm për ato islame, kurse për shkollat e krishtera, si: Dëshmitarët e Jehovës”, “Françeskanët”, “Kisha evangjeliste”, “Bashkësia e popullit të Zotit”, “Jezuitët” , “ rregulltarët” etj. Sqarimet adekuate duhet t’I japin ekspertët dhe kompetentët e Kishës , përkatësisht Kisha Katolike e Kosovës.

Përpjekjet tjera të mëvonshme, dhjetë shekuj pas vdekjes së Pejgamberit a.s., që pretendojnë se janë më besnike nuk qëndrojnë dhe nuk mund të jenë më besnike se interpretimet e atyre të cilët kanë jetuar me brezin e tretë a të katërt pas Muhammedit a.s.

12 tarikatet , shkollat filozofike islame, janë formuar në mbështetje të veprimeve dhe mendimeve të njerëzve të devotshëm e me autoritet, por në peridha shumë më të vonshme e në rajone të ndryshme të botës islame. Kryesisht trajtojnë çeshtje teorike të shtresimeve kulturore e filozofike në kulturën shpirtërore dhe nuk I përfillin plotësisht normat praktike të kodifikuara me shkollat juridike-islame, e ndonjë prej këtyre tarikateve , në praktikën e vet u bie ndesh edhe urdhërave të Kur’anit.

Përkundra faktit se për kah rëndësia interpretative profesionale e veprimeve islame nuk janë në nivelin e shkollave juridike-islame ( medh-hebeve), edhe këto mund të quhen shkolla islame, por shkolla filozofike. Me këtë i shmangemi shprehjes frakcion e cila si shprehje merr karakter negativ, gjë e cila, po të vështrohet konteksti historic i lindjes dhe zhvillimit të tarikateve, nuk mund të qëndrojë.

Sa i përket termit tarikat, nga studjuesit e ndryshëm te kësaj fushe, shpesh përdoret edhe termi sekt, sekte fetare, sekti bektashi, sekti sadi, melamij etj,

Bashkësia islame e Kosovës, sado që ndonjëherë ka shpreh mospajtim me veprimet e ndonjërës prej këtyre shkollave, ajo nuk ka vepruar me qëndrim të prerë e të qartë, në formë e me mjete përkatëse ashtu si i takon dhe si e kërkojnë rrethanat. Gjatë periudhës për të cilën flasim, ka pas raste të imponimit të bindjeve fetare të shkollave të krishtera nga këto organizata, si me anë të shtypit, fletushkave prapagandistike, botimeve të ndryshme… Këto janë imponuar nëpër shtëpi, nëpër rrugë, madje edhe nëpër shkolla në mënyrë joselektive. U janë dhënë femijve në shkollë pa përfill përkatësine e tyre fetare, që paraqet një cënim të integritetit fetarë të tjetrit, sidomos kur është fjala për te fëmijtë.

Për këta rate ka qenë e nevojshme që BIK në bashkpunim me KKK dhe organet tjera educative e kulturore të marrë në mbrojtje besimtarët e vet në mënyrë të denjë. Në këtë mënyrë dy bashkësit fetare në Kosovë do të tregonin pjekurinë e tyre për bashkpunim dhe respektim të ndërsjellë.

Derisa misionarët e shkollave të krishtera, nën pëtkun e krishtërimit, shpërndajnë libra e pamflete edhe besimtarëve të fesë islame dhe sigurisht jo me normat e mirëfillta të krishtera por me devijime, ngase për normat krishtere është Kisha Katolike e kosovës, ata që punojnë për ngritjen e vetëdijes islame dhe kultivimin e normave themelore islame nuk e kanë bërë një gjë të tillë as për masën islame sa e kërkon dhe si e kërkon koha në të cilën jetojmë. Pastaj dëgjohen zëra që shprehin habi pse në Kishën katolike në Prishtinë ka aq shumë musliman të pranishëm në rastet e meshave solemne. Çuditen me funksionarët politikë të Kosovës që marrin pjesë , për festa të ndryshme, në kishë por këtë nuk e bëjnë edhe në xhami.

E drejta dhe liria e shprehjes së fesë nënkupton që secila fe të veprojë lirisht dhe në mënyrë konstruktive në mesin e besimtarëve të vet. Shtrirja e këtij aktiviteti në mesin e besimtarëve të fesë tjetër paraqet cënim të lirisë e të drejtës së tjetrit.

[redaktoni] Historia e Islamit

[redaktoni] Historia e Islamit në tokat Ilire

Artikulli Kryesor: Historia e Islamit në tokat Ilire

Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të). Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët). Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve. Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër). Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të 13-14-të. Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor. Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, . Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).Ne pergjithesi Shqiptarer e pranuan islamin me deshiren e tyre, dhe zgjoden islamin fene e tyre .

[redaktoni] Qytetet e shenjta Islame

Shtete me një përbërje të popullsisë prej më shumë se 10% myslimanë. (jeshile:myslimanë sunitë, e kuqe:myslimanë shiitë, blu:myslimanë ibaditë)
Zmadho
Shtete me një përbërje të popullsisë prej më shumë se 10% myslimanë.
(jeshile:myslimanë sunitë, e kuqe:myslimanë shiitë, blu:myslimanë ibaditë)
  • Meka
  • Medina

[redaktoni] Islami dhe religjionet e tjera

[redaktoni] Islami dhe Krishterizmi

[redaktoni] Islami dhe Judizmi

[redaktoni] Shiko dhe


[redaktoni] Lidhje të jashtme


Static Wikipedia (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2007 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2006 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia February 2008 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu