Metri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Madhësi matëse | |
---|---|
Sistemi | SI |
Madhësia | Gjatësia |
simboli | l |
Njësia | metri |
simboli | m |
Në SI | përkufizimi |
redaktoni kutinë |
Metri (gr.: μέτρον = matës) është njësi matëse ndërkombëtare e Gjatësisë. Kjo njësi përkufizohet sot në sitemin ndërkombëtarë të njësive si: rruga që kalonë rrezja e dritës brenda një sekondi (1/299 792 458) në vakum, simboli i metrit është shkronja e shtypit m.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak Histori
Deri te përkufizimi aktual i metrit është ardhur nga disa propozime që janë bërë ndër vite. Këto propozime kihin lindur si nevojë e një njësie universale që më parë nuk ekzistonte. Përderisa nuk kishte një përkufizim, përdoreshin njësi të ndryshme matëse të gjatësisë varsishtë nga vendi se ku ato përdoreshin. Kështu më 1668 Jean Picard-i bëri propozimin që si njësi e gjatësisë të përdorej gjatësia e një peri lëkundës, i cili lëkunet një gjysmë periode breda një sekunde. kjo gjatësi do të ishte sipas përkufizimit aktual 0,994 m. Termi "metër" për këtë njësi hyri në përdorim për herë të parë në vitin 1675 nga Tito Livio Burattini. Ky e emërtonte gjatësin e perit lëkundës si Metri katolik lat. Metro Cattolico.
Që nga këto propozime kan pasuar edhe iniciativat të cilat kanë arritur që ndër vite kjo njësi të përdoret në pjesën më të madhe të rruzullit.
Përkufizimi i metrit edhe pse për nga gjatësia e tij nuk ndryshon shumë me gjatësin aktuale ka pasur disa ndryshime, si më:
- 1793: 1/10,000,000 pjesë e distancës prej polit gjeografik deri te ekuadori.
- 1795: metri i improvizuar që është konstruktuar si prototip.
- 1799: metri i konstruktuar si prototip nga platina.
- 1889: metri internacional i konstruktuar nga platina dhe iridiui.
- 1960: -
- 1983: shpejtësia e dritës: rruga që kalon drita në vakum brenda një sekunde (vlen edhe tani)
[redaktoni] Metri dhe sistemi SI
Për të bërë krahasimet në hapsira të ndryshme, të niveleve si astronomike e ato mikro biologjike, në shkenca të ndryshme përdoren nënishet dhe shumfishet e metrit të cila me formula përkatëse mund të shprehen në njësin bazë.
- Kilometri: 1 km = 1000 m = 103 m
- Hektometri: 100 m = 102 m
- Dekameteri: 10 m
- Metri: 1 m = 1000 mm = 100 m
- Decimetri: 1 dm = 100 mm = 10-1 m
- Centimetri: 1 cm = 10 mm = 10-2 m
- Milimetri: 1 mm = 1000 µm = 10-3 m
- Mikrometri: 1 µm = 1000 nm = 10-6 m
- Nanometri: 1 nm = 1000 pm = 10-9 m
- Pikometri: 1 pm = 1000 fm = 10-12 m
- Femtometri: 1 fm = 1000 am = 10-15 m
- Atometri: 1 am = ... = 10-18 m
[redaktoni] Metri dhe njësit tjera
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Historia e metrit në ShBA U.S. National Institute of Standards and Technology (NIST)
- historia e metritHistory of the metre at the International Bureau of Weights and Measures (BIPM)
- Tabelari mbi historin e metrit
- Bureau International des Poids et Measures - Lengths