Wikipedia:Seksioni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
Kërkimi |
Të drejta autori |
Pasqyra |
Redaktimi |
Artikulli |
Livadhi |
Fillestarëve |
Antarëve |
Kategorive |
redaktoni kutinë |
Seksioni në Wikipedia Shqip është një nëntitull i Artikullit. Kjo pjesë e artikullit mundëson teknikisht që më lehtë të bëhet redaktimi i artikullit. Zakonisht faqja e artikullit enciklopedikë ka seksionet që kanë të bëjnë direkt me artikullin dhe seksionet që e përcjellin artikullin me qëllim argumentimi.
Lehtësimi teknik që ofron seksioni është se nuk ka nevojë të bëhet bartja e gjithë artikullit nga shfletuesi. Kjo e shpejton punën e kompjuterit tuaj. Për të përdorur këtë efekt të seksioneve përdoruesi duhet të jetë i regjistruar.
Për krijimin e një seksioni ju nevojitet që gjatë redaktimit të shënoni:
==Emri i seksionit==
Thirrja e sesionit nga ndonjë artikull tjetër bëhet me shënimin :
[[Emri i arikullt#Emri i sesionit|Emri i sesionit]]
zakonisht kjo metodë përdoret në raste kur kemi dëshirë që përdoruesi më shpejtë të lidhet me seksionin. Përdoret më shumë gjatë diskutimeve, në artikuj nuk përdoret përshkak se aty mund të ndryshojnë emërtimet e seksioneve.
Për thjeshtime dhe standardizim të artikujve bëhen standardizime të seksioneve që paraqiten në një numër të artikujve. Ka dy lloje standardizimi: në nivel të sq:Wikipedia dhe në nivel të "projekteve" pjesëve të saj.
Në nivel të përgjithshëm të : Wikipedia janë:
- "Shiko edhe këtë" është përdorur për dy qëllime: argumentimin e plotësimin e artikullit me artikuj nga vetë sq:Wikipedia ; ka shërbyer për redaktuesit kalimtarë si vend i prezantimit të të dhënave që kanë të bëjnë me artikullin por përshake të mungesës së njohurive teknike apo kohës nuk kanë mundur të lidhin me pjesën tjetër të artikullit (Zakonisht në projektet tjera për këtë janë fletët e diskutimit të artikujve).
- "Burim i të dhënave" është përdorur për shënimin e burimit të të dhënave të artikullit si dhe literatura në të cilën mund të gjendën argumentime mbi atë artikull (temë). Në këtë seksion janë shënuara tituj të veprave të botuara në shtëpitë botuese. Këto të dhëna kanë dy qëllime argumentimin dhe mbledhjen e njohurive mbi artikullin.
- "Lidhje të jashtme" është përdorur për shënimin e burimit të të dhënave të artikullit si dhe literatura në të cilën mund të gjendën argumentime mbi atë artikull (temë). Në këtë seksion janë shënuara tituj të veprave të botuara në internet. Këto të dhëna kanë dy qëllime argumentimin dhe mbledhjen e njohurive mbi artikullin.
Në nivel të projekteve: Projekti për persona:
- "Tituj të veprave" është përdorur për të paraqitur në formë liste veprimtarin e personave. Këtu nuk duhet kuptuar këtë në kuptimin e ngushtë "Vepra letrare" por thjeshtë krijimtaria e veprimeve të personave kjo mund të jetë e ndryshme. Nuk është vepër vetëm me shkrua libra.
- "Mirënjohje" seksion në të cilin paraqiten në formë të listës titujt që i janë dhënë si shpërblim i punës së personit (Tituj të veprave).
Nëse jeni duke punuar në artikuj që për mendimin tuaj kanë nevojë për një seksion të përbashkët atëherë ju lutemi paraqiteni atë këtu apo në një projekt në kategorinë Category:Wikipedia:Projekte